Thu, Nov 21, 2024

“Ishin të dy nxënës të mirë”, kryekomisari për vrasjen e Martinit: Oficerja e sigurisë duhet të kishte njoftuar prindërit dhe policinë të premten, gabim fatal

  • PublishedNovember 21, 2024

Vrasja e të miturit Martin Cani me thikë pas një sherri me bashkëmoshatarin e tij Mario Perlleshi afër shkollës “Fan Noli” ka tronditur vendin.

Kryekomisari Asllan Shytaj i ftuar në Top Story ka dhënë detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë. Ai tregon se si ka vepruar stafi mësimor, psikologia dhe oficerja e shkollës ditën e premte, ku dy të miturit janë zënë fillimisht, tre ditë para se të ndodhte vrasja.

“Do ta nxjerrë hetimi nëse ka përgjegjësi oficerja e shkollës apo jo. Mësuesja ka njoftuar oficeren e sigurisë kur ka ndodhur sherri ditën e premte. Ajo i ka pyetur të dy nxënësit, pastaj i ka dërguar te drejtoresha, për procedurë, ka qenë prezent edhe psikologu. Fëmijët aty janë pajtuar. Oficerja nuk e ka referuar rastin në polici. Nxënësit kanë qenë të dy nxënës të mirë, nuk kanë paraqitur probleme më parë. Nuk dihet si ka shkuar deri aty. Oficerja e sigurisë duhet të kishte njoftuar prindërit dhe policinë, nuk e ka bërë. Gabim fatal”, tha Shytaj.



AlbaniaWeb.net