Man.City blindon “yjet”, pas Guardiola-s është radha e Haaland
Man.City po kalon momentin më të vështirë që kur Pep Guardiola u ul në stol, por “qytetarët” kanë nisur një projekt të ri për të dalë sa më shpejt nga kjo periudhë e erret. Hapi i tyre i parë ishte të bindin Pep Guardiola-n, parimisht kanë gjetur një akord verbal për rinovimin e kontratës me teknikun spanjoll deri në 2026, me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit.
Në pritje të vendimit që do të merret, ku akuzohen se kanë shkelur 115 rregulla të Fair Play Financiar, Man.City ka nisur ka nisur një fushatë për të blinduar yjet e ekipit. Hapi i radhës është rinovimi me Erling Haaland, me biondin që ka një kontratë të vlefshme deri në 2027.
Nuk është një sekret që Haaland po joshet prej vitesh nga dy gjigandët spanjoll, Real Madrid dhe Barcelona, pikërisht për këtë arsye, sipas The Sun, Man.City i ka ofruar Haaland një kontratë të re, me 5 vite rinovim, pasi t’i këtë përfunduar kontrata aktuale dhe 100 milionë sterlina neto pagë në këto 5 vite.
Nëse Haaland do të pranonte këtë ofertë, do të shndërrohej në lojtarin më të paguar në skuadër, duke kaluar në këtë mënyrë edhe Kevin De Bruyne.
()