Shifra rekord! Kapen rreth 2 milionë euro në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të zi në vetëm 6 ditë
Rreth 2 milionë euro janë sekuestruar në kufirin mes Shqipërise dhe Malit të Zi në vetem 6 ditë.
1,961,595 euro është shifra me e madhe e kapur është diten e djeshme në afersi të doganes se Hanit të Hotit, 950.000 euro cash. Prokuroria speciale në Mal të Zi ka njoftuar se pas kontrollit të një kamion mallrash të drejtuar nga shtetasi shqiptar M.T, janë gjetur fillimisht 135.000 euro dhe me pas ne brendesi te kamionit edhe 815.000 euro të tjera.
Me 15 Nentor policia e Shkodres njoftoi ndalimin ne doganen e Muriqanit të një personi që transportonte 680 595 euro dhe bëri të mundur arrestimin e shtetasit L.N, 51 vjec.
Nderkohë 3 ditë me vonë, me 18 Nentor serish në Muriqan, policia arrestoi shtetasi F.H 36 vjec pasi në makinen e tij u gjeten 331 000 euro.
AlbaniaWeb.net