Vjedhja e shtëpisë së Travis Kecle dhe Patrick Mahomes, ja me çfarë lidhet kjo gjë
Një varg grabitjesh ka goditur edhe yjet e NFL. Në fillim të tetorit, Patrick Mahomes dhe Travis Kelce iu grabitën shtëpitë brenda një harku 48 orësh. Pasuria e Mahomes në Belton, Misuri u grabit më 6 tetor dhe rezidenca e Kelce-s në Leawood, Kansas u vu në shënjestër të nesërmen, me sende me vlerë 20,000 dollarë të vjedhura.,
Mirëpo thuhet se këto vjedhje mund të jenë të lidhura me një rrjet krimi të Amerikës së Jugut, thanë burime të shumta për ABC News dhe Fox 4 Kansas City .
“Burime të shumta të zbatimit të ligjit të njohur me hetimet” i thanë ABC News të mërkurën, 20 nëntor se vjedhjet janë ndoshta pjesë e një skeme ndërkombëtare. Burimet thonë se kjo është vetëm “një rrugë” që po shqyrtojnë hetuesit.