Fri, Nov 22, 2024

Atilla Kardesh rikthehet sonte në “BBVK”?!

  • PublishedNovember 22, 2024

Atilla Kardesh, bashkëshorti i Drenusha Latifit (kjo e fundit është ende banore e BBVK), u bë pjesë e formatit pak kohë më parë por rrugëtimi i tij brenda në shtëpi përfundoi shumë shpejt. Mesa duket ai do të riktheht sërish në spektakline ardhshëm por kësaj here jo si një banor. Që prej daljes së tij nga formati, ai ka qenë një personazh tepër i komentuar dhe për këtë arsye “Vëllai i Madh” ka vendosur ta rikthejë Atillën në një “Prime”.

“Kemi me prit ndoshta një rikthim të Atillës në ‘Prime’ por jo në Big Brother. Është përmendur shumë në shtëpi dhe po besoj që Vëllai i Madh ka me ja u plotësu kërkesën”, potencoi gazetari Lorik Kajtazi.

Sidoqoftë, nuk u bë e ditur nëse Atilla do të jetë vetëm në ulësen e mysafirit jashtë shtëpisë, apo mund të hyjë brenda për të ndërvepruar me banorët.