Sylvinho nuk largohet nga Shqipëria, trajneri i Messit te Inter Miami do të jetë ish-mbrojtësi i Barcelonës
Sylvinho ishte një nga kandidatët për të marrë drejtimin e Inter Miamit në sezonin e ri të MLS.
Gjithsesi, tekniku brazilian nuk ka zgjedhur të largohet nga Shqipëria, duke respektuar deri në fund kontratën e tij dhe të arrijë misionin për të kualifikuar kuqezinjtë në Botëror.
Nga ana tjetër, David Beckham duket se e ka gjetur zëvendësuesin e Tata Martinos, i cili do të jetë një tjetër argjentinas.
Bëhet fjalë për ish-mbrojtësin e Barcelonës, Javier Mascherano. Sipas informacioneve të raportuara nga Tyc Sports , argjentinasi do të drejtojë një ekip plot me shokë të vjetër si Lionel Messi, Luis Suarez, Jordi Alba dhe Sergio Busquets.
AlbaniaWeb.net