Çfarë mendojnë prindërit e saj për raportin me Arionin? Diana i thotë të gjitha
Gjatë spektaklit të sotëm, u bë i mundur transmetimi i bisedës që Diana kishte me të atin përpara daljes së saj nga shtëpia e “BBVK”. Ajo është rrëfyer se i ka ngelur “peng” mënyra se si doli prej asaj shtëpie.
Ndër të tjera ka sqaruar mendimin që familja e saj ka për raportin që ajo kishte krijuar brenda shtëpisë me Arionin.
Diana thotë se familja e saj është e lumtur nëse është edhe ajo.
“Nuk janë kundër lidhjes sime me Arionin. Lumturia ime është gjithçka për mua, nëse ata janë të lumtur edhe unë jam”, u shpreh Diana.