Sat, Nov 23, 2024

Cristian Shpendi “tërbon” Serie A, në garë edhe Milan, por talenti kuqezi nuk preferohet nga Sylvinho

  • PublishedNovember 23, 2024

Lazio, Atalanta, Roma e Fiorentina janë vetëm disa nga ekipet e Seria A të cilat prej kohësh po mbajnë në monitorim Cristian Shpendin, talentin kuqezi. Shpendi vijon të performojë në nivele të larta duke udhëhequr Cesena-n në Serie B, 8 gola të shënuar në 12 javë. Forma e shkëlqyer e Shpendit ka bërë që emri i tij të qarkullojë fuqishëm në elitën e futbollit italian.

Një ditë më parë, La Repubblica zbuloi se Fiorentina pritet të paraqes një ofertë zyrtare preh 10 milionë euro, për të siguruar kartonin e Shpendit që në merkaton e janarit. Cesena kërkon 15 milionë euro për të lënë të lirë “xhevahirin” e tyre, për më tepër nuk dëshirojnë të heqin donë në janar pasi synojnë të ngjiten në Serie A.

Në këtë pikë, në skenë del edhe Milan, pasi sipas mediave italiane, kuqezinjtë po ndjekin prej kohësh Shpendin pasi shohin te sulmuesi kuqezi një lojtar me perspektivë, një sulmues i ri që ofron garanci, plus një lojtar me kosto jo të lartë. Gjithnjë sipas mediave italiane, Milan do të përpiqet të arrijë një parakontratë me Cesena-n për të rezervuan shërbimet e Shpendit.

I çuditshëm është fakti që për Shpendin interesohet thuajse të gjithë ekipet e mëdha në Itali, por nuk u preferua në asnjë moment nga Sylvinho, qoftë për të qenë pjesë e grumbullimeve.

()


AlbaniaWeb.net