Sat, Nov 23, 2024

Ekskluzive/ Arrestohet shqiptarja në Londër! Shkoi në protestat pro-Palestinës, dëmtoi kompaninë izraelite të armëve

  • PublishedNovember 23, 2024

Një e re shqiptare në Angli pjesë e grupimit pro Palestinës e arrestuar një muaj më parë, i është refuzuar aplikimi për ta lënë të lirë me kusht.

AlbaniaWeb.net duke iu referuar dokumenteve të gjykatës City of Westminster, mëson se ndaj Teuta Hoxhës rëndojnë dy akuza.

Shqiptarja 28 vjeçare me banim në  Crystal Palace Road në Londër akuzohet se 06/08/2024 hyri pa leje në  ambientet e  Elbit Systems, një kompani izraelite për prodhim armësh dhe dronësh luftarak.

Sipas aktakuzës e reja shqiptare tentoi të dëmtojë këto ambiente.

Ndërsa në akuzën e dytë thuhet se ajo ndërmori dëmtime të godinës të një vlere ende të pacaktuar në kompaninë Elbit Systems UK.

Kjo nuk është hera e parë kur përpara godinës të kësan kompanie protestohet dhe ndermerren akte të dhunshme.

Teuta Hoxha është arrestuar bashkë edhe me disa aktivistë të tjetë pro Palestinës do të paraqitet në gjykatën qëndrore të krimeve në Londër  Old Baily më 06/12/2024.



AlbaniaWeb.net