Sat, Nov 23, 2024

“Martin sot na sheh nga lart”/ Qirinjtë qëndrojnë ende të ndezur në vendin ku u vra 14-vjeçari: Nuk do t’i harrojmë kurrë sytë e tu të bukur si deti

  • PublishedNovember 23, 2024

Teksa kanë kaluar vetëm pak ditë nga tragjedia në Tiranë, ku mbeti i vrarë Martin Cani, shokët vijojnë ende ta kujtojnë.

Në vendin ku mbeti i vrarë vogëlushi qirinjtë vijojnë të jenë të ndezur, ndërsa lulet nuk kanë munguar në asnjë moment.

“Martin, sot që po e shkruaj këtë letër ti po më sheh nga lart. Na e këpute shpirtin vëllai jonë. Duhet të ishe duke qeshur me çunat e klasës por zoti të donte pranë vetes se ishe shumë i mirë për këtë botë. S’do ti harrojmë kurrë ato sytë e tu të bukur si deti. Po na mungon jashtëzakonisht shumë si mua si çunave se vetëm për të qeshur i bëje”, shkruhet në letër.



AlbaniaWeb.net