“Nuk është vetëm një autor”/ Babai i shokut të Martinit që mbeti i plagosur: Djali më tregoi kush i goditi
Kur kanë kaluar 6 ditë nga ngjarja që tronditi opinionin publik, shoku i Martinit, që mbeti i plagosur rëndë, i ka treguar babait të tij gjithçka dinte rreth nxënësve të përfshirë dhe shkaqeve të ngjarjes.
Në një intervistë të transmetuar në emisionin “Goca dhe Gra” në AlbaniaWeb.net, babai i Luisit ka deklaruar se në sherrin ku humbi jetën Martin Cani pranë shkollës “Fan Noli”, është i përfshirë edhe një fëmijë tjetër, i cili i ka goditur djemtë me një thikë më të vogël.
“Luisi për momentin është një fazë rikuperimi, por mbetet ende në intubacion. Luisi është goditur katër herë në trup, një gërvishje ka marrë në dorën e majtë. Katër herë është goditur nga dy persona. Nuk është një autor vrasës, por janë dy autorë vrasës. Dua ta denoncoj para medias suaj, personi i dytë me thikën më të vogël që ka goditur Luisin pas shpine, është K. B..
Kërkoj arrestim të shpejtë, sepse kam marrë vesh se ka marrë prindërit dhe do të largohet nga Shqipëria, ose është larguar. Kjo është deklaratë zyrtare nga policia. K. B. është lënë i lirë, por ai duhet të nxjerrë armën e krimit dhe të shkojë të dorëzohet vetë. Nëse nuk merren masa do të marrim ne në mënyrë private, siç e zgjidhën ata me fëmijët tanë”, tha babai i të plagosurit.
“Ka dëshmuar Luisi dhe e njeh djalin, ai është goditur edhe tek syri. Emri i djalit të dytë më bën përshtypje sepse nuk është qarkulluar në media. Djali i dytë ka pasur thikën më të vogël se ajo që ka dalë në internet dhe ka goditur djalin nga mbrapa.
Martinin ka tetë vite që e marr me djalin tim me makinë. I njoh se i kam edhe komshinj. Sherri ka ardhur për shkak të vllait të Martinit, personi që e ka goditur me thikë e ka ofenduar e më pas Martini është ndjerë shumë keq dhe ka reaguar. Nuk ka të bëjë as me çështje vajzash, as TikTok as Snapchat.
Kur kanë ardhur djemtë i kanë pyetur ku ka lule, të njëjtën që ne e përdorim për personat që i çojnë në varreza. Unë po kthehesha nga puna kur e mora vesh. Më tha Martini vdiq. Ishte shokuese, isha shumë i lidhur me fëmijët. Miku im që pret ngushëllime, më tha skam më lot”, vijoi më tej babai i të plagosurit.
Babai i 14-vjeçarit të plagosur, duke ju referuar rrëfimit të djalit të tij, ka treguar se Martinin e ka goditur një person i madh në moshë përpara se të vritej me thikë nga bashkëmoshatari i tij në prag të shkollës.
AlbaniaWeb.net