Sun, Nov 24, 2024

Akuza të rënda ndaj saj! Meri Shehu braktis studion!

  • PublishedNovember 24, 2024

Meri Shehu dhe Alba Pollozhani janë përfshirë në një sherr në episodin e sotëm të “Trotuar”.

Kjo pasi Pollozhani e ka quajtur astrologen një person agresiv dhe i bën njerëzit rreth saj të mos ndjehen të lirë për të folur rreth asaj që duan.

Dhe siç duket kjo deklaratë e rëndë e ka inatosur Merin dhe kjo e fundit ka lënë studion në mënyrë të menjëhershme.

Pjesë nga diskutimi:

Pollozhani: Një nga personazhet që kemi në studio, Meri Shehu, është një person shumë agresiv. I bën edhe njerëzit rreth e përqark ndoshta që të mos ndihen të lirë të flasin.
Shehu: Isha objekt sulmi? Se nuk e kuptova. Më kë e kishte ti mi?

Pollozhani: Meri ti quhesh!

Shehu: Moj i keni dhënë… Ça i keni dhënë? Pse jam agresive unë?

Pollozhani: Me aq sa kam parë në televizor je agresive ti.

Shehu: Më falni mua , por unë nuk marr pjesë. Faleminderit që më keni thirrur. Të ketë opinion (Alba) në shtëpinë e vetë, jo këtu.