DETAJE/ Me një plumb në kokë ekzekutuan biznesmenin Eduart Reçi! Si u zbuluan dy vëllezërit
Pas 11 ditësh, policia ka zbardhur vrasjen misterioze të ndërtuesit Eduart Reçi, i cili u ekzekutua me një plumb në kokë, në afërsi të banesës së tij pranë rrugës së “Elbasanit” në kryeqytet.
Gazetarja e AlbaniaWeb.net Anila Hoxha bën me dije se në pranga, si autorë të dyshuar janë vënë dy vëllezër, Florian dhe Shkëlqim Duka, ky i fundit efektiv policie.
Ata kanë rënë “në dorën” e Policisë pas kryerjes së eksperimentit hetimor dhe këqyrjes së kamerave të sigurisë përreth zonës, e po ashtu nga mbledhja e provave të tjera.
Sikurse raportoi më herët gazetarja Anila Hoxha, dyshohet se viktima he autorët kanë qenë në një konflikt pronësie.
AlbaniaWeb.net