Sun, Nov 24, 2024

“Do jetë ndeshje e luftuar”, Selmani para duelit me Elbasanin mendon edhe për derbin: Nuk e di si funksionon, por t’i kemi tifozët në atë ndeshje

  • PublishedNovember 24, 2024

Gentian Selmani mendon se skuadra e Tiranës është e përgatitur siç duhet për të përballuar Elbasanin. Portieri i bardhebluve, duke folur para mediave, ka shprehur optimizimin e tij për duelin ndaj verdhebluve.

“Situata është e qetë, jem përgatitur për këtë ndeshje nesër. Gati gjithë grupin e kemi të kompletuar përvec Metës së dëmtuar dhe pak Prengaj që është kthyer me ekipin. Shpresoj që të bëjmë një paraqitje sa më të mirë, duke parë se është një ndeshje e bukur kundër Elbasanit, në një fushë të mirë, në stadium kombëtar.

Do jetë një ndeshje shumë e luftuar nga të dy ekipet për fitore. Ne do bëjmë punën tonë, e kemi përgatitur ndeshjen, do luftojmë për fitoren, por futbolli i ka të tre rezultatet. Ne do japim maksimumin.

Tifozët janë të dënuar por shpresoj të falen se janë mungesa të mëdha për ne dhe shpresoj. Nuk e di si mund të funksionojë por për derbi t’i kemi aty”, tha Selmani.


AlbaniaWeb.net