Sun, Nov 24, 2024

“Gati shqipe”! Turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës

  • PublishedNovember 24, 2024

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e sotme takimin me shqiptarët në Londër, në turin e bashkëbisedimeve me shqiptarët e Diasporës.

Takimi do të zhvillohet në orën 12:00 me orën lokale.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama ka ndarë ditën e djeshme pamjet e sallës ku do të zhvillohet takimi.

Gati shqipe, ready to go! Mirëutakofshim nesër”, shkruan Rama në postimin e tij.

Ky është takimi radhës me diasporën pas atyre të zhvilluar në Greqi dhe Itali. Për herë të parë në zgjedhjet 2025 i është i hapur rruga edhe votës së emigrantëve.



AlbaniaWeb.net