Granit Xhaka zbulon në fushën e blertë se do të bëhet baba!
Futbollisti kosovar, Granit Xhaka ka shënuar golin e pestë në ndeshjen ndaj Heidenheimit.
Festimin e golit e bëri në një mënyrë shumë të veçantë, duke treguar se do të bëhet sërish baba.
Xhaka futi topin nën fanellë duke imituar barkun e një gruaje shtatzënë dhe thithi gishtin e madh të dorës.
Xhaka dhe bashkëshortja e tij, Leonita do të bëhen prindër për herë të tretë. Çifti ka dy vajza.