Protagonist me asist, Asllani: Po më ndihmojnë të rritem, i lumtur te Interi
Lojtari shqiptar, Kristjan Asllani ishte protagonist me asist në fitoren 0-5 në Verona të Interit. Pas ndeshjes, mesfushori u shpreh i lumtur.
“Jam kthyer nga kombëtarja muajin e kaluar, ku pata një problem me gjurin, por trajneri më merrte në pankinë dhe isha i lumtur sepse tregon se ai kujdeset dhe ka besim tek unë.
Sigurisht që minutat e para janë gjithmonë të vështira, tani ndërtojmë shumë herë me lojën brenda qendërmbrojtësve dhe kjo na e bën më të lehtë daljen, duhet të kuptojmë kur të ulemi mbrapa dhe kur të qëndrojmë më lart. Sot jemi të lumtur që e kemi mbyllur në pjesën e parë sepse këto ndeshje nuk janë gjithmonë të lehta”.
Kam tre vjet që luaj me këta djem, për mua të luaj me kaq shumë kampionë është krenari, sepse gjithçka bëhet më e lehtë. Ata të gjithë më ndihmojnë çdo ditë, kjo është pjesë e rrugëtimit, duke u stërvitur me ta mund të rritet shumë më shpejt.
Ndaj Leipzig rikthehet Calhanoglu apo do të luash ti?
“Nuk e di, do të shohim dita ditës. Shpresoj që Calha të kthehet sepse nuk mund të flas keq për të pasi ai më ndihmon çdo ditë. Ne kemi nevojë për të, e dimë se çfarë lloj lojtari është.”- tha ai.
(J.S/)