Sun, Nov 24, 2024

Tregoi se në avion ishte trupi i Liam Payne, stjuardesa pezullohet nga puna

  • PublishedNovember 24, 2024

Një stjuardesë e linjës ajrore ‘British Airways’ rrezikon të humbasë vendin e saj të punës pasi ka publikuar një postim në Instagram ku tregonte se ndodhej në të njëjtin fluturim që transportonte trupin e këngëtarit Liam Payne.

Summer-Leigh Morrison, pjesë e ekuipazhit të fluturimit, ndau me ndjekësit e saj detaje rreth situatës, duke përmendur se ishte një përvojë e dhimbshme.

“Sapo u informova se po transportojmë një arkivol sot. Të kuptosh më pas se është trupi i Liam Payne dhe familja e tij ndodhet gjithashtu në fluturim me ne, është thyerje zemre,” shkroi ajo në postimin e saj.

Raportohet se Morrison ka shkelur rregullat e rrepta të kompanisë duke shpërndarë një fotografi të manifestit të fluturimit, ku shfaqeshin informacione të pasagjerëve.

Stjuardesa aktualisht është pezulluar nga detyra, ndërsa ‘British Airways’ ka nisur një hetim për të shqyrtuar këtë incident.