Armando Broja rikthehet titullar, sulmuesi kuqezi e nis ndeshjen nga minuta e parë me Everton u21
Ashtu siç pritej, Armando Broja është titullar në ndeshjen e Everton U21 ndaj Watford U21, takim ky i vlefshëm për kupën. Sulmuesi shqiptar, i cili vjen pas një dëmtimi të rëndë që e mbajti jashtë fushave për shumë muaj, rikthehet kështu të luajë nga minuta e parë.
Broja synon që të gjejë formën e duhur, për t’u rikuperuar më pas plotësisht dhe për t’u rikthyer në ekipine parë. Kujtojmë se ylli kuqezi u afrua te Everton si huazim nga Chelsea, me një opsion për t’i blerë kartonin në verën e ardhshme.
(J.S/)