Edi del sonte nga shtëpia? Ja çfarë bisedoi me Drilonin
Eduard Kuçi mesa duket do marrë një vendim mbi qëndrimin ose jo në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova. Në një bisedë që bënte me Drilonin, ka lënë dyshime për një largim të mundshëm.
”E ki vendos, a s’e ki vendos?”, e pyeste Driloni.
”Vallai bablok, prej 90% po, po të kallxoj drejt”, përgjigjet Edi.
”Sot a nesër?”, vazhdonte Driloni i hutuar.
”S’dihet, se qitu më ka ardhë bro. Ton natën e gjatë qaty mendt i mbajsha. So ka më hecë mo. Jo puna këtu, jo puna e banorëve, po puna e punëve të mia, se mi pa pasë para se me hy këtu, s’kish pasë kurrfarë problemi”, shtonte Edi.
Megjithatë veç këtij mesazhi plot mister, Edi i dha këshilla të drejtpërdrejta Drilonit që të vazhdojë të jetë autentik.
”Çkado që ndodhë sonte bro, edhe me mu, po edhe me neve, ti rri veç vetevetja qetu brenda”. Mos u mshel mo. Mos rri urtë, bro, se po të ka hije”, i tha Edi.