“Nuk dëgjon Tomi”, emrat e gjyqtarëve dalin në bisedat e Sky Ecc/ Detaje nga megaoperacioni i SPAK, arrest shtëpie për avokaten e grupit të Suel Çelës
Burime jo zyrtare thanë për gazetaren Anila Hoxha se ka dyshime se emrat e gjyqtarëve përmenden në aplikacionit Sky Ecc për zbutjen e një mase sigurimi personal.
GJKKO vendosi masë arresti ndaj ish-gjyqtares Pajtime Fetahut, kontroll banese ndaj banesave të dy ish gjyqtarëve Zihni Shahu dhe Taulant Tafa.
Ndërkohë masë arresti shtëpiak për Blerina Beqirin, avokate e grupit të Suel Çelës.
Burime jo zyrtare thonë se në një moment bashkëbiseduesit ankohen “nuk dëgjon Tomi” për ish gjyqtarin Tomorr Kullolli i cili pas ankesave u përjashtua nga trupa gjyqësore.
AlbaniaWeb.net