“Po shkoja te Kukësi”, Jasir Asani rrëfen prapaskenat e transferimit te Partizani: Më tha Gaz Demi se…
Jasir Asani u transferua te Partizani në shtatorin e vitit 2017, për të provuar eksperiencën e parë jashtë Maqedonisë së Veriut. Te klubi i kuq ia doli të fitojë dhe titullin kampion më pas, ndërsa së fundmi ka zbuluar dhe prapaskenat e transferimit.
Asani ka treguar në “Soccer Talk Podcast” për Skënder Gegën se ishte nisur fillimisht te Kukësi. Ishte pikërisht Gazment Demi, presidenti i Partizanit, ai që i ndryshoi mendjen pasi Asani mbërriti në Shqipëri.
“Me thënë të drejtën personi i parë që më ka marrë ka qenë presidenti se unë kisha rënë dakord me Kukësin. Isha nisur me makinë dhe sa u futa në kufi më merr presidenti dhe thotë “Përveç Partizanit nuk ke ku shkon tjetër në Shqipëri”. Personi i parë ka qenë presidenti”, u shpreh Asani.