Tue, Nov 26, 2024

Sara Kolami reagon për klipin me fjalët fyese:U bëra akull, nuk e prisja nga Driloni

  • PublishedNovember 25, 2024

Pas shfaqjes së klipit që përmbante komente fyese nga Edi dhe Driloni, Sara Kolami ka ndarë ndjenjat e saj për situatën. Sara tregoi se momenti ishte tejet i papritur, sidomos përfshirja e Drilonit, që e tronditi më shumë.

“Kur pashë klipin, ndjeva një ndjesi të ftohtë, sikur u bëra akull. E dija që diçka mund të ishte për mua, por nuk prisja që Driloni të kishte marrë pjesë,” tha ajo.

Reagimi i Sarës ka ngjallur diskutime të shumta dhe debate të ashpra si gjatë qëndrimit në shtëpi, ashtu edhe gjatë Prime-it të sotëm.