“Të ruajmë ritmin”, Gasperini paralajmëron Atalantën: Kujdes nga Young Boys
Trajneri i Atalantës, Gasperini tha në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Young Boys në Champions se skuadra duhet të jetë e kujdesshme, pasi kjo është e vetmja mënyrë për të fituar.
“Jemi në një moment shumë të favorshëm, – pranoi trajneri i zikaltërve, – por ky është një tjetër kompeticion dhe ne duam të vazhdojmë rrugën e mirë që kemi nisur”.
“Duhet të jemi shumë të kujdesshëm, ata kanë ndryshuar trajner dhe po bëjnë më mirë në kampionat. Ata e bënë Interin të luftojë në Champions League dhe kjo tashmë thotë shumë”-tha ai.