Tue, Nov 26, 2024

Prindërit në protestë: Drejtësi për Martin Canin dhe siguri në shkolla

  • PublishedNovember 26, 2024

Prindër, aktivistë dhe të rinj mbajtën dy protesta të njëpasnjëshme gjatë javës së fundit për të kërkuar drejtësi për vrasjen e 14 vjeçarit nga bashkëmoshatari i tij pranë shkollës Fan Noli në Tiranë.

Ata bënë thirrje për transparencë dhe hetim të pavarur mbi ngjarjen, si mënyra e vetme për të vendosur drejtësi për viktimën dhe familjen e tij.

Prindër, fëmijë dhe përfaqësues të shoqërisë civile mbajtën protestën e dytë për vrasjen e Martin Canit në afërsi të shkollës Fan Noli. Foto: Nensi Bogdani.

“I bëj thirrje organit hetimor për një hetim transparent dhe të pavarur, është e vetmja mënyrë për të vënë drejtësi”, tha Gentian Sejrani, jurist në organizatën Drejtësi Sociale, pasi shtoi se version i Policisë së Shtetit mbi agresorët nuk përkonte me atë të deklaruar nga babai i njërit prej fëmijëve të plagosur në konflikt.

Protestuesit kërkuan përgjegjësi institucionale dhe dorëheqjen e ministres së Arsimit, . Foto: Nensi Bogdani.

Protestuesit fajësuan sërish institucionet si , dhe instanca të tjera shtetërore që nuk kryesnë funksionet e tyre primare të edukimit të fëmijëve, si edhe të mbështetjes për familjet shqiptare me vështirësi ekonomike.

Një protestuese mban nje karafil në dorë, duke protestuar për vrasjen e 14 vjeçarit në shkollën “Fan Noli”. Foto: Nensi Bogdani.

Të shumtë ishin ata që kërkuan dorëheqjen e ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu, duke e akuzuar për mosreagim dhe mosmarrje të masave për një sistem arsimor cilësor, teksa thanë se shkollat janë kthyer në institucione që i shërbejnë qëllimeve elektorale të drejtuesve të ministrive.

“Siguria e jetës së fëmijëve tanë nuk mund të jetë ngjarja e rradhës për debatet dhe përballjet e tyre politike”, tha juristi Gentian Sejrani.

Protestuesit lyen murin e Ministrisë së Arsimit me bojë të kuqe duke kërkuar drejtësi për vrasjen e Martin Canit. Foto: Nensi Bogdani.

Protestuesit artikuluan shqetësimet e tyre për sigurinë e fëmijëve, duke i drejtuar Ministrisë së Arsimit disa kërkesa specifike, ndër të tjera shtimin e buxhetit në nivelin 5% të GDP-së për arsimin, kërkesa për oficerët e sigurisë në shkolla si edhe për plotësimin me psikologë.

Një protestuese mban në dorë një pankartë në protestën për drejtësi për 14 vjeçarim. Foto: Nensi Bogdani.
Protestuesit lyen me bojë të kuqe derën e Ministrisë së Arsimit. Foto:Nensi Bogdani.