I dëmtojnë makinën, Juliana Nura nxjerr pamjet: Lajmërohuni vetë ose shkon në burg
Një ngjarje e papritur ka ndodhur për ish-banoren e ‘Big Brother VIP Kosova’, Juliana Nura.
Teksa ka qenë duke marrë makinën, ajo ka vënë re se dikush ka tentuar të futet brenda saj për ta grabitur. Juliana ka ndarë me ndjekësit pamjet, ku shihet sesi ata kanë dëmtuar pjesën e sipërme të mjetit, për të hyrë brenda.
Juli kërkon nga personat që e kanë bërë këtë veprim që të dalin e të tregojnë, ose ajo paralajmëron se do hapë kamerat e më tej çeshtja do përfundojë në polici.
“Atëherë në Lakrishtë nuk e di kush e ka bërë këtë dëm, por kushdo që e ka prishur makinën time siç po shihet ka hy brenda dhe asgjë nuk ka vjedhur, se nuk jemi budallenj që të lëmë gjëra të vlefshme në makinë. Lajmërohu vetë ose ne i kemi edhe kamerat në këtë ndërtesë e mund të iu gjej. Sot po shkoj në polici, më mirë lajmërohuni vetë me rregulloni dëmin se sa të shkoj në polici edhe hyn në burg pastaj. Kushdo që e ka bërë të lajmërohet, përndryshe iu gjejmë edhe vetë”.