Thu, Nov 28, 2024

Driloni për situatat në shtëpi: Nuk është faji im që vajzat po më pëlqejnë kaq shumë

  • PublishedNovember 28, 2024

Pozicioni i Drilonit në lojën e shtëpisë së ‘Big brother VIP Kosova’ ka nxitur diskutime të zjarrta gjatë darkës së të nominuarve.

I pyetur nëse banorët po e përdorin si pjesë të strategjive të tyre, Driloni nuk ngurroi të shprehë mendimin e tij. Ndër të tjera, ai u përball me akuza për arrogancë, sidomos pas hyrjes së Edit në lojë. Lidhur me këtë, Driloni shpjegoi se kishte një raport të veçantë me Edin, duke theksuar:

“Unë lidhem me ata që më kuptojnë. Me Edin kemi pasur mendime dhe qëllime të përbashkëta, kemi kaluar shumë kohë bashkë”.

Megjithatë, kur Gresa e sfidoi të pranojë nëse është arrogant edhe jashtë shtëpisë, Driloni shmangu një përgjigje të drejtpërdrejtë. Në fund, ai e mbylli diskutimin me një deklaratë që pasqyronte vetëbesim:

“Nuk është faji im që vajzat po më pëlqejnë kaq shumë”.