FOTO/ Liverpool “skuq” Realin, në Spanjë i bëjnë “gjyqin” Mbappe-s: Realitet i hidhur
Gola, penallti të humbura dhe shumë raste për shënim, në fund festojnë tifozët e kuq, me Liverpool që dominon dhe triumfon përballë Real Madrid. Në “Anfield” tifozët shijuan një super sfidë, e denjë për një finale, por për fatin e keq këtij takimi i munguan yje si Vinicius jr apo Rodrygo, dy mungesa të mëdha për Carlo Ancelotti-n që patën një ndikim në fushë.
Në fraksionin e parë, dy ekipet zbritën në fushë me respekt dhe të kujdesshëm të mos i lejonin hapësira rivalit, ndërsa pjesa e dytë nisi “zjarr”, ku fillimisht ishte Mac Allister që me një goditje të saktë në zonë dërgoi të kuqtë në avantazh. Në minutën e 61-të, Real Madrid fitoi një 11-metërsh, por nga pika e bardhë e penalltisë, Kylian Mbappe gjuajti keq, me portierin e Liverpool që i kuptoi krahun duke mbajtur portën të paprekur.
Ndeshja mori një tjetër rrjedhë 10-të minuta më vonë, ku Salah fitoi një penallti për faull në zonë. “Faraoni” egjiptian kishte në këmbë një shans të artë për mbyllur ndeshjen, por Salah bëri dhe me keq, ku goditja e tij e fortë përfitoi jashtë kuadratit. Liverpool vijoi të insistojë në zonë, dhe 6 minuta më parë, Gakpo u shërbye në mënyrë pefekte në zonë nga Robertson dhe me kokë dërgoi topin në rrjetë duke dyfishuar shifrat. Nuk kishte më as mrekulli e as përmbysje rezultati, me Real Madrid që dorëzohet pa kushte përballë Liverpool duke konfirmuar momentin e tyre negativ.
Me 6 pikë në 5 ndeshje, Real Madrid e sheh vetën në vendin e 24-ët, në vijën e kuqe për të shkuar të paktën në fazën “play-off” të Champions League, ndërsa Liverpool rikthehet në krye me 15 pikë të plota në 5 ndeshje, e vetmja skuadër me ecuri perfekte.
Suksesi i Liverpool përballë Realit “tërboi” mediat angleze të cilat “ngrenë në qiell” trajnerin Arne Slot.
Në Spanjë nuk përdorin lojëra fjalësh për shenjtërojnë drejtpërdrejtë Kylian Mbappe: “Realiteti i hidhur, apo revolucion”, ishin disa nga titujt kryesor.
()