Klubi i Muçit preket nga kriza financiare, Presidenti jep dorëheqjen
Beshiktashi pret sot në orën 18:45 Makabin e Tel Avivit në një ndeshje ku rezultati ka dalë në plan të dytë. Shoqëria bardhezi ndodhet në mes të një krize të fortë financiare pasi në dy muajt e fundit stafi teknik dhe lojtarët nuk janë paguar.
Për këtë motiv ditën e djeshme ka dhënë dorëheqjen presidenti i klubit Hasan Arat. Sipas medieve turke klubi ka marrë një ultimatum nga UEFA, e cila kërcënon me heqjen e liçencës në rast se pagat e prapambetura nuk do të shlyhen brenda 30 ditëve.
“Këto janë gjëra që ndodhin, po punojmë fort për të gjetur një zgjidhje. Të tilla probleme i ka kaluar secili klub”, tha presidenti i larguar, Arat.