Të rinjtë ndezin Tiranë, festë në kryeqytet/ Momenti kur policia ndalon ‘çunat kuqezi’: Hape rrugën o Audi!
Tirana është pushtuar nga të rinjtë, ndërsa festa për Ditën e Pavarësisë vijon edhe gjatë mbrëmjes.
Dhjetëra prej tyre kanë marrë makinat dhe kanë dalë në rrugët e Tiranës me flamujt kuqezi në duar.
Ndërsa kanë bllokuar rrugën në sheshin “Nënë Tereza”, një makinë policie ka ndërhyrë për të vënë rregull.
Shqiptarët në të gjithë botën festuan 112 vjetorin e ngritjes së flamurit në Vlorë.
28 Nëntori i vitit 1912 shënoi një kthesë historike për popullin shqiptar, sepse nga njëra anë mori fund sundimi gati pesëshekullor i Perandorisë Osmane, nga ana tjetër u krijuan kushtet e reja politike për të dalë nga prapambetja e madhe dhe për zhvillimin e tij më të shpejtë ekonomik, shoqëror e kulturor.
Shpallja e Pavarësisë ishte një fitore e madhe e shqiptarëve edhe kundër politikës antishqiptare të monarkive fqinje ballkanike, kundër synimeve e planeve të tyre për copëtimin e plotë të Shqipërisë.
AlbaniaWeb.net