Vrasja e Martin Canit/ Zv.drejtori i Policisë: Nuk është përdorur thika e postuar në rrjetet sociale, por…
Në emisionin “Top Story” në AlbaniaWeb.net u diskutua sërish për vrasjen e 14-vjeçarit, Martin Cani, ngjarje e ndodhur 10 ditë më parë në kryeqytet.
I ftuar në studio ishte Erion Ismaili, zëvendësdrejtor i Krimit në Tiranë, i cili dha më shumë detaje në lidhje me sherrin mes viktimës dhe të miturit.
“Thika që është postuar është tjetër. Nuk është ajo. Nga ekzaminimi i thikës ka mbetje të gjakut, po bëhen ende ekzaminime dhe së shpejti do dalim në një përfundim. Ajo çfarë ne themi në komunikatën e policisë është e vërtetë. Procesi hetimor nuk ka mbaruar vazhdon. Është spekuluar.”, tha ai.
AlbaniaWeb.net