Fri, Nov 29, 2024

Është ndarë nga partnerja? Mevlan Shaba i jep fund një herë e mirë aludimeve

  • PublishedNovember 29, 2024

Mevlan Shaba vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes që prej hyrjes në “Big Brother VIP Kosova”. Gjatë qëndrimit në reality show, u zbulua se së shpejti ai do të bëhet baba.

Pas daljes nga shtëpia, në rrjet u aludua për një krizë në marrëdhënien e tij me partneren. Megjithatë, Mevlani ka vendosur t’u japë fund këtyre zërave.

Së fundmi, ai ka ndarë një moment të veçantë me të dashurën, duke publikuar një foto ku duken duke shijuar kohën pranë njëri-tjetrit.