Fri, Nov 29, 2024

I thanë se kishte vetëm 3 vite jetë, aktori i njohur ia hedh betejës së kancerit

  • PublishedNovember 29, 2024

Në vitin 2015, mjekët zbuluan një tumor në veshkën e aktorit të njohur Dolph Lundgren.

Edhe pse mjekët arritën ta hiqnin atë, kanceri u përhap në zona të tjera.

Mirëpo Dolph Lundgren ia ka hedhur kësaj beteje dhe është shëruar nga kanceri. Lajmin e ka konfirmuar vetë aktori përmes rrjeteve të tij sociale. Antagonisti i ‘Rocky IV’ e dha lajmin e mirë nga spitali, pas trajtimit të tij.

“Përditësimi i shëndetit. Më në fund jam pa kancer me mirënjohje të madhe dhe emocion për një të ardhme të ndritur. Faleminderit shumë për mbështetjen tuaj gjithmonë“, shkroi ai në Instagram.

Asokohe, pasi kanceri u përhap në zona të tjera, gjashtë tumore të tjera u hoqën, por një, në mëlçi, dukej fatal. Ishte në madhësinë e një limoni. Më pas iu tha se i kishin mbetur edhe dy deri në tre vjet.

Kur e mori këtë lajm dhe u frikësua nga më e keqja, qëndrimi i tij ishte ta pranonte atë në mënyrë filozofike.

Kam pasur një jetë të mrekullueshme, është sikur kam jetuar pesë jetë në një,” shpjegoi ai.