Fri, Nov 29, 2024

Kundër Tensionit të Lartë – Efektet Mirëbërëse të Lëngut të Selinosë

  • PublishedNovember 29, 2024

Lëngu i selinosë është jashtëzakonisht i shëndetshëm duke qenë një nga pijet më ushqyese për organizmin. Ky lëng ekuilibron pehashin që është thelbësor për një shëndet maksimal.

Shumë kohë më parë, selinoja konsiderohej një bimë mjekësore që mund të përdorej kundër një sërë sëmundjesh.

Mineralet, vitaminat dhe ushqyesit që gjenden tek selinoja janë në harmoni të përkryer.

Gjethet e selinosë janë plot me vitaminë A, ndërkohë që kërcenjtë janë të mbushur me vitaminat B1, B2, B6 dhe C, por edhe me kalium, acid folik, kalcium, magnez, hekur, fosfor, sodium dhe amino acide aq të nevojshme.

Lexoni më poshtë vlerat shëndetësore të lëngut të selinosë renditur AgroWeb.org

Lufton inflamacionin në organizëm
Selinoja përmban shumë antioksidantë të fuqishëm që luftojnë inflamacionet në organizëm. Lëngu i freskët i selinosë është një alternativë e shkëlqyer për ata që vuajnë nga sëmundje të shkaktuara nga inflamacioni siç është artriti.

Stimulon sistemin imunitar
Lëngu i selinosë përmban vitaminë C dhe forcon imunitetin duke i dhënë organizmit forcën e nevojshme për t’u shëruar. Lëngu i selinosë mund të oksigjenojë organizmin në çdo anë të mundshme dhe të garantojë shëndetin e kockave.

Ul tensionin e gjakut
Studimet kanë treguar që pirja e lëngut të selinosë çdo ditë për një javë mund të ulë ndjeshëm tensionin e gjakut. Lëngu qetëson muskujt përreth arterieve, zgjeron enët e gjakut dhe ndihmon në qarkullimin e paqtë të tij.

Ul nivelin e kolesterolit
Lëngu i selinosë është një kurë e mrekullueshme natyrale për të ulur nivelet e kolesterolit. Lëngu që përftohet nga dy kërcenj të selinosë mund ta ulë kolesterolin me të paktën 7 përqind.

Lufton pagjumësinë
Mineralet dhe vajrat esencialë të lëngut të selinosë kanë një efekt qetësues të sistemit nervor. Një aftësi e tillë e bën lëngun e selinosë mjaft terapeutik për ata që vuajnë nga pagjumësia. Duke pirë këtë lëng ata qetësohen dhe arrijnë të kenë një gjumë të patrazuar.

Parandalon krijimin e gurëve në organizëm
Lëngu i freskët i selinosë parandalon kalcifikimin ose krijimin e gurëve në veshka, tëmth dhe fshikëzën e urinës. Për më tepër, lëngu i selinosë ndihmon në eliminimin e toksinave dhe substancave të dëmshme apo gurët në këto organe.

Lufton obezitetin
Lëngu i selinosë ndihmon në luftimin e obezitetit. Hidhni një lugë çaji me mjaltë në një gotë me lëng selinoje dhe pijeni përpara çdo vakti. Një gjë e tillë ju ndihmon të mos e teproni me ngrënien dhe të mbani nën fre dëshirat për ëmbëlsira.

Si të përgatisni lëngun e selinosë

Pastrojeni mirë selinonë me ujë të bollshëm. Priteni në shirita të hollë që të përftoni sa më shumë lëng prej tyre gjatë shtrydhjes. Lëngun e selinosë mund ta përzieni me lëngun e freskët të mollës, karrotës apo perimeve të tjera. Nëse dëshironi që lëngu juaj i selinosë të jetë i ëmbël, atëherë përdorni vetëm një kërcell selinoje.

Lëng selinoje, molle dhe majdanozi

Përbërësit:

  • 8 kërcenj selino
  • 2 mollë jeshile
  • Një tufë me majdanoz (i jep trupit shumë alkalinë)

Udhëziumet:

Shtrydhni në fillim 4 kërcenj selinoje, dhe më pas shtoni majdanozin, mollët dhe më pas pjesët e mbetura të selinosë. Lëngun duhet ta pini menjëherë për të marrë të gjithë ushqyesit e nevojshëm./AgroWeb.org