Sun, Dec 1, 2024

Kristi Gongo tregon “sekretin” e raportit mes saj dhe Bieta Sulos

  • PublishedNovember 30, 2024

Sikurse iu thamë dhe më herët, në studion e “S’e luan topi” e ftuar mbrëmjen e sotme ka qenë Kristi Gongo. Kjo e fundit foli pak më tepër rreth jetës së saj private dhe marrëdhënies së saj me vëllain e Alban Dudushit të cilin e njohu në ambientet e “Top Channel”.

E përsa i përket raportit të saj me Bietën, Kristi tregon se shkojnë shumë mirë me njëra-tjetrën.

Por ama është e bindur që një prej arsyeve pse ajo dhe Bieta kanë një raport shumë të mirë është fakti që ato nuk ndërhyjnë në punët e njëra-tjetrës: “Është shumë mirë, sepse ne nuk ndërhyjmë te punët e njëra-tjetrës. Kjo ndikon në ruajtjen e një marrëdhënieje të mirë. Por jemi ndihmë për çdo nevojë. Kemi marrëdhënie shumë të mira. Ka momente kur diskutimet nuk puthiten, por ne respektojmë mendimet e njëra-tjetrës”.