Sat, Apr 19, 2025

FOTO/ Ishte menaxher në resortin e Altin Hajrit para disa vitesh, ky është 50-vjeçari që u ekzekutua dje në Ndroq

  • PublishedDecember 2, 2024

Fotoja e Alfred Dedjas, 50-vjeçarit, i cili mbeti i vrarë me armë zjarri pasditen e një dite më parë në Ndroq është publikuar.

Autor i dyshuar i ngjarjes është Julian Gjoshi, 27 vjeç, kunati i Altin Hajrit.

Altin Hajri është pronari i kompleksit, “Golden”, ku para disa vitesh menaxher ka qenë pikërisht Alfred Dedja.

Ekzekutimi dyshohet se ka ndodhur për shkak të prishjes së pazareve të drogës.

Dedja ndodhej në një lokal në zonë kur është qëlluar nga Gjoshi. Policia i ka gjetur një armë edhe viktimës.

Ndërsa i riu, ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes me një makinë tip “Benz” dhe ende ndodhet në arrati.



AlbaniaWeb.net