Tenton të vetëvritet balerini i njohur shqiptar Eno Birko
Balerini i njohur shqiptar, Eno Birko, ka tentuar te vetevritet duke u hedhur nga pallati mëngjesin e sotëm.
Ai i tentoi ti jape fund jetes duke u hedhur nga kati i pestë i pallatit ku banonte në zonën e ish-Bllokut. Sipas Policise ai eshte shtruar ne spital ne gjendje te rende.
Birko, ishte i njohur për talentin e tij të jashtëzakonshëm si balerin, por edhe për luftën e tij me sfida personale.
Mesohet se Eno Birko kalonte një periudhë të vështirë në jetën e tij, të shoqëruar nga përballja me depresionin dhe varësinë nga alkooli.
Në vitin 2010, një operacion i hernies diskale e detyroi të tërhiqej nga rolet si solist kryesor, duke i sjellë një krizë të thellë emocionale dhe izolim nga jeta artistike.