Thu, Dec 5, 2024

Berisha merr pjesë në homazhet për Arben Tafaj: Mirënjohje të thellë për një qytetar dhe qeveritar shembullor të Tiranës

  • PublishedDecember 4, 2024

Mbahen sot homazhet për politikanin Arben Tafaj në hollin e Pallatit të Kongreseve.

Pjesë e homazheve ishte dhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i shoqëruar nga Flamur Noka,

Kryedemokrati shprehu ngushëllime dhe njëkohësisht mirënjohjen e thellë për Tafajn, të cilin e quajti një qytetar, prind dhe bashkëshort shembullor.

Tafaj u rrëzua aksidentalisht dje nga një lartësi prej 10 metrash pranë banesës së tij pas mesnatës dhe ndërroi jetë në spital. Ai u paraqit në urgjencën e spitalit të Traumës pa ndjenja dhe për shkak të plagëve të rënda nuk ia doli.

Erdha të shpreh mirënjohjen më të thellë për Arben Tafajn, një qytetar shembullor i Tiranës, një prind, bashkëshort shembullor.

Një qeveritar vendor i ndershëm, i aftë, kompetent.

Një parlamentar i kryeqytetit, i aftë, i ndershëm dhe një përfaqësues dinjitoz i qytetarisë së Tiranës.

Një njeri që i kushtoi jetën e vet, veprimtarinë e tij, mbrojtjes së vlerave të kësaj qytetarie dhe ishte pa diskutim një nga përfaqësuesit më dinjitoz të saj.

I shpreh edhe njëherë ngushëllimet e mia familjes së nderuar Tafaj.

Shpreh ngushëllime për të gjithë qytetarët e Tiranës që kanë humbur një përfaqësues të shquar, për të gjithë miqtë, të afërmit e tij.”, shprehet Berisha.



AlbaniaWeb.net