Broja gati për Everton, trajneri ndan mendjen për ndeshjen e Premier League
Everton ka grumbulluar për herë të parë Armando Brojën. Sulmuesi kuqezi është në stol për ndeshjen shtëpiake ndaj Wolves dhe ka mundësi, që ai të debutojë në pjesën e dytë.
Broja vjen nga një periudhë shumë e gjatë jashtë fushave, për shkak të një dëmtimi. Ai synon që të vijë në formën më të mirë, teksa pak ditë më parë u aktivizua në skuadrën e të rinjve.