Dënimi me një vit burg, Ervin Salianji kërkon lirinë, bën rekurs në Gjykatën e Lartë
Ish-deputeti Ervin Salianji ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë lidhur me vendimin e Apelit që e dënoi me 1 vit heqje lirie.
Kjo vjen pas dënimit për kallëzim të rreme, pas një gjyqi që zgjati disa vjet, për një denoncim mediatik që demokrati kishte bërë ndaj Geron Xhafajt, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, lidhur me trafikun e drogës dhe një dënim të pakryer në Itali.
Salianji po vuan dënimin në burgun e Fierit, ndërsa në reagimet e bëra nga qelia, ai vijon të deklarojë se burgosja e tij është politike.
AlbaniaWeb.net