“Ishim shokë”/ Liesa Haxhiasllani zbulon si u njoh me babain e vajzës së saj
Liesa Haxhiasllani, ish-moderatorja e programit “Select” në Top Channel, ka ndarë për herë të parë detaje nga njohja e saj me babain e vajzës së saj. Në një intervistë ajo rrëfeu se marrëdhënia mes tyre filloi si një miqësi e thjeshtë.
“Ka nisur si miqësi në fillim. Ishim shokë. Ecte muhabeti. Gjatë pushimeve të regjistrimeve rrinim si grup shoqëror. Dhe më pas filloi njohja mes nesh,” ka deklaruar Liesa.
Moderatorja e njohur tregoi se romanca mes tyre u zhvillua në ambientet e Top Channel, gjatë kohës që ajo drejtonte programin “Select.” Kjo periudhë duket se ka qenë e rëndësishme për jetën e saj personale, pasi njohja me partnerin solli një histori dashurie të suksesshme.