Thu, Dec 5, 2024

Për herë të parë pas 1962, bie qeveria në Francë! Cila do të jetë lëvizja e radhës e Macron?

  • PublishedDecember 4, 2024

331 deputetë votuan pro mocionit të mosbesimit të paraqitur nga Fronti i Ri Popullor kundër qeverisë së Michel Barnier.

Numri më i madh se sa kërkohet shumica absolute. Si rezultat, qeveria rrëzohet dhe projektligji për financimin e sigurimeve shoqërore për vitin 2025 hidhet poshtë.

Është hera e parë që një qeveri në Francë rrëzohet për shkak të një mocioni për shkarkim që nga viti 1962 dhe sigurisht një humbje e madhe politike për presidentin francez Emmanuel Macron.



AlbaniaWeb.net