Thu, Dec 5, 2024

Sonte “Kënga Magjike”, Ardit Gjebrea paralajmëron: Bëhuni gati për surpriza të mëdha

  • PublishedDecember 4, 2024

Spektakli muzikor i shumëpritur, “Kënga Magjike”, do të ndezë sonte skenën e Pallatit të Koncerteve me natën e parë gjysmëfinale. Transmetimi fillon në orën 20:00 në Tv Klan, duke mbledhur artistë të rinj dhe emra të njohur të muzikës shqiptare në një mbrëmje plot emocion dhe surpriza.

Prapaskenat e përgatitjeve janë ndezur prej ditësh, ndërsa emisioni “Rudina” ka zbuluar detaje nga procesi i provave. Producenti dhe drejtuesi i festivalit, Ardit Gjebrea, ndan emocionet e tij për këtë edicion të 24-të.

Ardit Gjebrea: “Emocionet janë gjithmonë të pranishme, edhe pas kaq vitesh. Këtë vit sjellim një risi të veçantë: për herë të parë në festivalet shqiptare do të përdoret Inteligjenca Artificiale. Bëhuni gati për surpriza të mëdha!”

Në mesin e artistëve konkurrentë këtë vit, spikat Eneda Tarifa me këngën “Më fort”.

Eneda Tarifa: Provat janë çelësi i suksesit. Përpiqem që performancën live ta shoh si një provë gjenerale për të shmangur emocionet e tepërta.”

Edhe për Jonida Maliqin, rikthimi pas pesë vitesh në një festival është një përvojë e mbushur me përgjegjësi.

Jonida Maliqi: “Pas pesë vitesh nga Eurovision, rikthehem me emocione të jashtëzakonshme. Kjo këngë është shumë personale, por jam e bindur që çdo kush do të gjejë veten në të.”