Spotify publikon listën e vitit 2024: Hitet dhe artistët që dominuan platformën
Spotify ka zbuluar listat vjetore të artistëve, albumeve dhe këngëve më të dëgjuara, duke sjellë në fokus momentet muzikore që shënuan vitin 2024. Në krye të këngëve më të transmetuara renditet hiti viral i Sabrina Carpenter, “Espresso”, i cili fillimisht u bë i njohur në TikTok dhe më pas pushtoi të gjitha rrjetet sociale.
Taylor Swift u shpall artistja më e dëgjuar për të dytin vit radhazi, duke e arritur këtë sukses falë albumit të saj të fundit, “The Tortured Poets Department”. Albumi theu rekorde të shumta, përfshirë 300 milionë transmetime brenda një dite dhe më shumë se 1 miliard transmetime gjatë javës së parë të publikimit.
Në total, muzika e Taylor Swift grumbulloi mbi 26.6 miliardë dëgjime në Spotify gjatë këtij viti, duke e vendosur atë në krye të artistëve më të transmetuar.
10 artistët më të dëgjuar në Spotify në 2024 janë:
1. Taylor Swift
2. The Weeknd
3. Bad Bunny
4. Drake
5. Billie Eilish
6. Travis Scott
7. Peso Pluma
8. Kanye West
9. Ariana Grande
10. Feid