Zyrtare, rinovim deri në vitin 2028, Cesena “blindon” Cristian Shpendin
Cristian Shpendi ka rinovuar me Cesenën. Klubi i Serie B ka dhënë lajmin, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Sulmuesi kuqezi, do të qëndrojë te kjo skuadër, të paktën deri në vitin 2028. 21-vjeçari ka luajtur 14 ndeshje në këtë sezon, ku ka shënuar 10 gola. Në edicionin e kaluar, Shpendi realizoi 20 gola.
(J.S/)