Depay thërret Neymar: Eja te Corinthians, do më pëlqente të luanim në një skuadër
Një foto e fundit që tregon Neymar Jr. me Memphis Depay ngacmoi menjëherë imagjinatën e tifozëve të Corinthians, të cilët ëndërrojnë t’i shohin të dy lojtarët në skuadrën e tyre për sezonin e ardhshëm.
“Neymar e di atë që i thashë. Është diçka mes nesh, por padyshim që ai është i rëndësishëm për vendin, ai është një superyll.
Unë do të doja të luaja me të në Corinthians, edhe pse ai është një tifoz i Santos, unë mendoj se ai ka shumë miq në Corinthians, ne kemi kaluar mirë” – tha Depay për Globoesporte. Kujtojmë se Neymar aktivizohet në Arabinë Saudite te Al Hilal.
(J.S/)