Lakers dështon ndaj Miamit, Boston fiton dhe sheh nga kreu, Orlando tregon forcën në NBA
NBA prodhoi rezultate mjaft interesante. Lakers pësuan disfatë 134-93, në një sfidë që foli tërësisht për Miamin. 29 pikët e Lebron James shërbyen vetëm për statistikë në aspektin personal, pasi nuk mundi dot i vetëm që të sigurojë suksesin për skuadrën e tij. Në krahun tjetër, spikat Tyler Herro, me 31 pikë.
Në Konferencën e Lindjes, Boston ia del që të marrë një fitore të rëndësishme, teksa mposhti 130-120 Detroit. Ky rezultat bën që Boston të afrohet me kreun e tabelës dhe të jetë brensa pritshmërive sezonale.
Bie Clippers, pas humbjes 80-108. Në këtë takim shkëlqeu Randle, teksa me 20 pikët e tij, i dha një dorë të madhe skuadrës për të shkuar te triumfi.
Milëaukee del “duarbosh” nga sfida me Atlantën, ndeshje e mbyllur 104-119.
Orlando bën gjithçka mirë ndaj Philadelphias dhe arrin objektivin e fitores, falë rezultatit 102-106. Nuk ndihet shumë mungesa e Paolo Banchero, Franz Wagner tregoi klasin, duke grumbulluar 35 pikë.
NBA-Rezultatet e sotme
Boston – Detroit, 130-120
Brooklyn – Indiana, 99-90
Miami – Lakers, 134-93
Philadelphia – Orlando, 102-106
Milwaukee – Atlanta, 104-119
Clippers – Minnesota, 80-108
(J.S/)