Skënderbeu, Gjoka pas debutimit: Na mungoi fati, nëse do shënonim do flisnim ndryshe
Ernest Gjoka debutoi me barazim në stolin e Skënderbeut, teksa sfida ndaj Tiranës u mbyll 0-0. Pas takimit, trajneri i korçarëve, tregoi këndvështrimin e tij.
“Mendoj se pjesa e dytë ishte ndryshe. E para vazhdon në trysninë psikologjike të kësaj kohe që nuk kanë pasur ecuri pozitive. Deri diku jam i kënaqur.
Këto pak ditë që kisha në dispozicion nuk është se bëra diçka në strategji dhe manovër. Thjesht doja të bëja diçka, të mbushej zona për golin. U munduam të flasim të gjithë si klub për ndryshuar. Skuadra në pjesën e parë është si ai njeriu që mban 100 kile në kurriz dhe që i thua vrapo shpejt. Ishte thjesht një punë e shpejt dhe diçka ndryshe, që taktikisht e keni parë. Kur ngrehesh lart për presionin, patjetër skuadra kundërshtare mundohet të shkojë me topin e gjatë. Vetëm në pjesën e parë reaguam pak keq, në të dytën e lexuam më mirë. Nuk mund të ndërhysh përnjeherë për diçka ndryshe. Unë mendoj pjesa e parë shkoi pak keq dhe nuk ishte taktike dhe teknike, por psikologjike. Na mungoi fati për të shënuar dhe ndoshta mund të ishte rezultat tjetër”- tha ai.