Trajneri i Lille vlerëson Zhegrovën: Ka potencial të madh, lojtar i talentuar
Trajneri i Lille, Bruno Genesio vlerësoi në maksimum lojtarin e skuadrës së tij, Edon Zhegrova.
“Ai është lojtar i talentuar, i cili është në gjendje ta bëj dallimin në çdo periudhë të ndeshjes. Kam marrëdhënie të mirë me të dhe ai mendon se mund të përmirësohet në vazhdimësinë e ndeshjeve të mira.
Ai duhet që të jetë i mirë në çdo ndeshje dhe mendon se mund të përmirësohet në këtë aspekt.
Ai është faktor sepse është në gjendje të shënojë gola të jashtëzakonshëm, ashtu siç ka bërë në kupat evropiane, sidomos në ato të playoffit.
Është i dashur për të gjithë dhe është integruar shumë mirë te skuadra e Lille”,- tha ai.