Aksident i rëndë në aksin Pogradec-Qafë Thanë, ndërron jetë një person dhe raportohet për të plagosur
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Pogradec-Qafë Thanë mëngjesin e sotëm.
Raportohet dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Dyshohet se ka humbur jetë një person, si edhe ka të plagosur.
Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit të ndodhur në fshatin Pojskë. Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ambulanca.